Shkrimtari Maks Velo gjatë prezantimit të librit tij “Maks Velo, Jetë paralele” , ka prekur edhe çështjen e Teatrit.
Ai është shprehur se edhe artistët duhet t’i nënshtrohen Vettingut, sepse po vjedhin hapur.
“Duhet bërë veting për artistët sepse vjedhin pa turp. Ja dhe kjo puna e Teatrit. Korrupsion më të pastër në mes të kryeqytetit, në mes të Europës, të ndërtosh kulla në këtë mënyrë”, u shpreh arkitekti Velo.