Aksidenti i Bekteshit dhe Besimit – A ishte fajtor shoferi i dy ministrave?


Aksidentin e mbrëmshëm para Qeverisë, sipas informacioneve jozyrtare të dëshmitarëve okularë, e ka shkaktuar vozitësi J.B, i cili me “Shkodan” e qeverisë në ato momente po voziste zëvendëskryeministrin Fatmir Besimi dhe ministrin Kreshnik Bekteshi.

Sipas dëshmisë së bashkëbiseduesve, aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjetet “Kia” dhe “Fiat”, paralelisht nga të dy korsitë e “Ilindenskës”, janë nisur me dritën jeshile në semafor, në drejtim të Qendrës. Sapo janë nisur, “Shkoda” zyrtare ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur nga krahu i djathtë dy veturat tjera.

“Shkoda” në të cilën kanë qenë Besimi dhe Bekteshi ka ardhur nga bulevardi “Shën Kliment Ohri”, ka qenë duke lëvizur në drejtim të Qeverisë, gjegjësisht në drejtim të garazheve qeveritare. Në atë kohë ishin caktuar mbledhjet e Këshillit ekonomiko-social dhe negociatat me Sindikatat për rritjen e pagës minimale.

Shoferi i cili ua ka prerë rrugën dhe ka goditur dy makinat e që ishin nisur në sipas rregullave në komunikacion, ka mbetur lehtë i plagosur dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Lëndime të lehta kanë pësuar edhe drejtuesit e dy mjeteve të tjera.

MPB-ja përveç konfirmimit të aksidentit dhe raportimit për gjërat e njohura përgjithësisht: ora, koha, marka e tre makinave dhe inicialet e drejtuesve të mjeteve, nuk ka dhënë akoma ende detaje se si ka ndodhur aksidenti.