ASH: Hakmarrja e BDI-së dëbon shqiptar nga puna, Rakipi detyrohet të shkojë në mërgim!


Reagimi i Alenacës për Shqiptarët

Funksionarët e BDI-së dita e ditës po bëhen më agresivë ndaj punëtorëve të thjeshte që nuk janë antarë të BDI-së.
Ata janë të pamëshirshëm ndaj punëtorëve që mund të përkrahin një lider apo subjekt tjetër politik, për veç BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Këtë fat e kishte edhe Rakip Tahiri i punësuari i Fondit Pensional, i punësuar për 10 vite, i cili është anëtar dhe simparizuaes i ASH dhe Ziadin Selës, i cili kohë më parë për arsye politike u internua nga Qendra e Fondit Pensional ne Shkup, në njesinë rajonale në Kumanovë, njejtë si në kohën e regjimit të komunizmit ku shqiptarët janë internuar larg familjeve te tyre, ku më pas me arsyetim banal, se i njejti nuk ka shkur në punë i jepet përjashtim nga puna.

BDI në cdo drejtori dhe instititucion shtetëror që udhëheq, për vec zyrtarëve ka edhe njerëz tjerë në kabinetet e zyrtarëve, te cilët zakonisht janë shefa të kabineteve ose këshilltar të drejtorëve, të cilët terrorizojnë të punësuarit shqiptar, qe i përkasin Aleancës për Shqiptarët. Nē Fondit Pensional të Maqedonise, për vec drejtotit Shaip Zendelit, Këshilltari i drejtorit Muarrem Asani (vëllau i Kryetarit të degës së BDI ne Cair, Beqir Asanit) si duket e ka këtē rol qe ti nxjer nga puna dhe ti dënojë ata të punësuar shqiptar qe nuk i zbatojnë urdhërat e tyre. Rasti i Rakipit nuk eshte rasti i parë qe te punësuar shqiptar internohen nga puna, ne ndonje qytet tjeter me arsyetime boshe se gjija nuk kane qene present ne punë.

Aleanca per Shqiptarët reagon ashpër ndaj këtyre veprimeve banditeske, ndaj punëtorëve shqiptarë njëkohësisht do të vihet ne mbrojtje ndaj gjithe shqiptarëve te punësuar që po bëhen cak dhe viktime e hakmarrjes politike qe e bejne persona te inkriminuar dhe te korruptuar qe jane zyrtare te BDI nëpër institucione qe tani me i kane privatizuar dhe mendojne se i kanë prona te trashiguara.

Rakip Tahiri, Jurist i Diplomuar dhe i punësuar i deri tanishëm në Fondin Pensional njoftoi departamentin e ASH, duke e depunuar edhe vendimin e përjashtimit nga puna, si dhe duke na thënë se “me duhet te shkoj në Sllovaki se do të duhet ti ushqej me bukë 5 fëmijët e mi qe i kam në shtëpi”

I bëjmë thirje Faktorit ndërkombëtar dhe ambasadave relevante ne vend që të parandalojne hakmarrjen e BDI duke e ndaluar klanizimin e institucioneve nga Aliu dhe Beqa që i bëjnē ndaj të punësuarve shqiptar të pafajshëm qe ushqejnë fëmijët e tyre, njejte siç është rasti i Rakipit shqiptar i Velesit, i punësuar i vetëm në familje qe tanimë duhet të shkojë në mërgim të punojë si punëtor krahu dhe te ushqej familjen e tij.

Gjithashtu u bëjmë thirje organeve kompetente, Ministrisë pë Administratë, Revizionit Shtetëror, Prokurorise publike,Gjykatës Administrative të hetojë udhëheqësinë e Fondit Pensional për dyshimet ne përfshirje ne korrupcion dhe keqpërdorim të deryrë zyrtare.

Depaetamenti për Informim
Aleanca për Shqiptarët

Baby Boo