EBA, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur në sulmin e dyshuar me dron në Abu Dabi


Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën për shkak të zjarreve të shkaktuara nga një sulm i mundshëm me dron në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dhabi, njoftoi sot policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e viktimave janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez, thuhet në deklaratën e policisë.

Më herët, policia njoftoi se një zjarr shpërtheu pasi tre kamionë cisternë me karburant shpërthyen në zonën Musaffah pranë depove të naftës të ADNOC, kompani nafte. Një tjetër zjarr shpërtheu në një kantier ndërtimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dabit.

“Hetimet fillestare tregojnë zbulimin e objekteve të vogla fluturuese, ndoshta dronë, që kanë rënë në të dy zonat, gjë që mund të jetë shkaku i dy zjarreve”, tha policia në një deklaratë të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Ndërkohë, rebelët Huthi në Jemen pretenduan se kishin kryer sulme në EBA.

Zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree tha për kanalin pro-Huthi Al-Masirah se do të lëshojnë një “deklaratë të rëndësishme” së shpejti “për një operacion të veçantë ushtarak që kryen në EBA”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se vërejti “një përshkallëzim armiqësor nga grupi Huthi duke përdorur dronë që u ngritën nga aeroporti në Sana”, duke mos dhënë detaje.

Baby Boo