Shpërthen mjekja e njohur: “Politikan e deputet bëhesh brenda natës, mjek i mirë duhen vite!”


Per ata qe duan te dine te verteten e mjekut profesionist. – Nga Lida Shosha
Cfare eshte nje mjek? Nje mjek i mire profesionist eshte nje investim i jashtezakonshem ne vite.Politikan e deputet njerezit jane bere brenda nates,jane gdhire ministra pa kendu gjeli i mengjesit, mjek i mire te duhen vite,vite studimi konstant,djerse e mund pa fund, sakrifice per te qene ne nivele diskutimi dhe performance me kolege nga bota.

Kur je mjek duhet te jesh i afte per te zgjidhur rastet sfiduese, ku pacienti ka perball mjekun qe per te , eshte Zoti…, zoterues i gjuheve te huaja per tu updatuar me teknikat moderne qe vetem shkojne para, duhen nete te tera pa gjume me stetoskop e bisturi ne dore, e te jesh i fresket si pika e mengjesit, ndonese do te duhet te sforcosh trurin, shtrengosh doren e te sfidosh semundjen!
Atje, prapa deres pret nje baba qe po humb birin e tij te vetem, apo vajzen , po humb nenen, gjyshen, bashkeshortin dhe ti mjeku nga nje here ben edhe mrekulline!

Nje mjek i mire , eshte nje ingranazh qe punon nonstop, se nese pushon nje dite, nuk funksionin mire. Nje mjek i mire ngre cantat e shkon aty ku mjekesia te theret te behesh me i mire, packa se ka femijen e vogel, nenen e semure, apo femije adoleshent.
Nje mjek i mire, e le familjen e vet, per tu sherbyer familjeve te tjera qe tu ktheje buzeqeshjen, sfidoje vdekjen, te beje gjithcka mundet.

Jo te gjithe shpetojne, por te gjitheve duhet tu sherbehet deri ne fund. Dhe vdekja ka dinjitetin e saj.
Nje mjek i mire, eshte ai qe perpiqet pafund edhe kur mungojne shume gjera ne ambientin ku punon, edhe kur ankesat bien ne vesh te shurdher e zemra te ndryshkura zyrtaresh te kollarisur deri ne fyt, qe jane te pushtetshem por jo te vlefshem per individin e shoqerine pervecse per vetveten.

Nje mjek i mire nuk dorezohet sepse ka bere pakt me shpirtin e tij te lire, me dashurine per jeten, jo me politika e pseudopolitikane qe nuk mundet kurre, te depertojne brenda kesaj sakrifice enorme te pashembullt.
Nje mjek i mire ska frike nga e verteta, sepse cdo dite eshte i sfiduar nga e keqja nje mjek i mire eshte aseti me i vyer i nje shoqerie, kembana dhe keshtjella e fundit qe bie.
Lida Shosha