Tragjedia greke çon pas hekurave 5 persona, të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme


Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me një nga tragjeditë më të tmerrshme e cila deri tani ka shkaktuar 77 të vdekur dhe mbi 180 të plagosur.

Flakët që pushtuan Atikën perëndimore dhe lindore, zona turistike në afërsi të kryeqytetit grek Athinës, lanë pas dhjetra viktima dhe qindra të lënduar.

Skuadrat e kërkim shpëtimit po kërkojnë shtëpi më shtëpi dhe në makinat e djeguar për persona të humbur.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar se sa persona rezultojnë të humbur, ndërsa shumë njerëz përmes televizioneve apo në rrjete sociale kërkojnë të afërmit e tyre. Çka tregon se numri i viktimave pritet të rritet.

Më shumë se 280 zjarrfikës janë ende në zonë në verilindje të Athinës, dhe vijojnë të shuajën flakët.

Mediat greke shkruajnë se ndërsa mobilizimi i njerëzve “të zakonshëm”, vullnetarë, peshkatarë, të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë me çfarëdo mjeti ishte gjigand, shteti përsëri provoi se është i papërgatitur për t’u përballur me një incident kaq të madh.

Duke folur në mëngjes në një stacion televiziv, kryebashkiaku i Rafinas – Pikermiou, Vangelis Bournos, vlerësoi se numri i vdekjeve do të ishte tre shifror.

Mediat greke flasin për 71 të rritur që po trajtohen në spitale, nga të cilët 10 janë në gjendje kritike, 11 janë mirë dhe pritet të dalin nga spitali. Në total, të plagosurit janë 187.

Ndërkohë dhjetëra persona figurojnë të zhdukur. Sa i përket zonave të prekura, do të duhen ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga kastrofa. Sipas një bilanci paraprak nga autoritetet lokale zjarri ka djegur totalisht 2500 shtëpi ndërsa janë dëmtuar rëndë mbi 4000 shtëpi

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, teksa mediat greke raportojnë se 5 persona janë arrestuar si të dyshuar pas mesnatës në Neo Vuja.

Zyrtarët e policisë që patrullojnë zonat e djegura kanë identifikuar katër të rinj si persona të dyshuar për zjarrin Neo Vuja. Më parë, një person tjetër me kombësi të huaj ishte dorëzuar.

Baby Boo