Tetovë, familjarët dhe policia kërkojnë Eqerem Lutfiun, është zhdukur nga 30 dhjetori


Familjarët e 62 vjeçarit Eqerem Lutfiu nga Tetova bëjnë apel për ndihmë për të gjetur atë. Ai me datë 30.12.2021, pas orës 18:15 është zhdukur. Rasti është paraqitur edhe në polici, konfirmojnë nga SPB- Tetovë.

“Policia është duke e hetuar rastin dhe kërkon të zhdukurin në fjalë” tha, zëdhënësi Marjan Josifoski.

Sipas familjarëve, ai për herë të fundit është parë në lagjen Bllok 70. Ai ka të veshur këmishë ngjyrë hiri, pantallona – xhinse, pallto dhe këpucë të zeza.

Lutfiu është instruktor në auto-shkollën “AMSM” dhe njihet me nofkën “Iqo”.

Nëse dikush ka ndonjë informacion për të zhdukurin, mund të paraqitet në këtë numër telefoni 071 600 494. Portalb.mk

Baby Boo