‘Po ma bën për inat’, Beatrix nervozohet me Donaldin


Pas pëlqimit të madh që e mbanin “sekret” dhe më në fund e pranuan, puthjeve e prekjeve romantike dhe përqafimeve kudo nëpër shtëpi, ka nisur faza tjetër e marrëdhënies së Donaldit me Beatrix.Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumë por po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënka.Kështu ndodhi edhe disa orë më parë, kur Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit ‘botën e saj’ duke i shkruar partnerit një listë me këngët e saj të preferuara.

Mirëpo, ajo është mërzitur kur Donaldi ka ndërhyrë në këtë playlistë duke i kërkuar të shtojë dy këngë italiane. Kështu, ajo e ka grisur kartonin e nervozuar dhe është larguar nga ai.Më vonë, Donaldi ka shkuar pranë saj për të sqaruar situatën dhe i ka kërkuar të mos e bëjë kaq të madhe.

“Për çfarë e grise këtë?”, e pyeti Donaldi.“Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara”, tha Beatrix. “Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht”, i tha Donaldi. “E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje”, tha Beatrix në nerva e sipër.

Baby Boo