Rexhepi: Unë jam vetëm deputet, nuk mvaren prej meje data dhe zgjedhjet


Edhe më tutje qëndrimi im është që vendit i duhet shumicë stabile dhe jo krizë politike çka edhe rezultoi me mos suksesin e mocionit të vot besimit.

Me këtë RMV tani më nuk paraqet problem dhe pengesë në bisedimet me Republikën e Bullgarisë dhe tani më me qeverinë e re në Bullgari e cila prej ditës së parë u deklarua se do punojë në tejkalimin dhe zgjidhjen e kontestit me vendin tonë dëshmon se veprimi im ishte i saktë.

Shtuar këtu edhe qëndrimin e Këshillit Evropian se me padurim pret mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare mes RMV dhe Republikës së Bullgarisë ku do të miratohet udhërrëfyesi për fillimin e bisedimeve për aderim në BE, pres që shumë shpejt të bëhen takime të dy palëve dhe procesi të avanson drejt qëllimit tonë strategjik.

Në këto rrethana vendit i duhet stabilitet dhe insticione stabile dhe funksionale e jo kriza të reja dhe zgjedhje të parakohshme. Vendi jonë gati se në çdo vit ka patur zgjedhje të cilat janë edhe të kushtueshme për shtetin, kanë lodhur qytetarët dhe çka është më e rëndësishme ka pamundësuar edhe funksionimin plotë e kuvendit dhe qeverisë në miratimin e vendimeve dhe ligjeve por edhe realizimin e proekteve përshkak të restrikcioneve që i jep kodi zgjedhor.

Të gjithë jemi dëshmitar se në periudha zgjedhore edhe qarkullimi ekonomik është i limituar gjë për të cilën edhe afaristët na janë ankuar se dëmtohen. Kërkesat për zgjedhje të parakohshme vinë vetëm nga palët që shohin interesin e ngushtë partiak dhe dëshirën e madhe për të ardhur sa më shpejt në pushtet pa marë parasysh se kjo do të dëmtonte procesin integrues dhe do pamundësonte ballafaqim e plotë me pandeminë dhe krizën energjetike.

Shumica e re me numra të shtuar duhet të përmbushë mandatin e saj deri në vitin 2024 si kontinuitet i asaj për çka ka marë mandatin në zgjedhjet parlamentare të fundit.

Por në fund të fundit unë jam vetëm një deputet dhe nuk varet nga mua a do heqë Bullgaria bllokadën apo a do të ketë zgjedhje të parakoshme./KlanMacedonia/

Baby Boo