“Zot i madh” Hiri i vullkanit ‘mbulon’ qiellin, njerëzit vrapojnë për t’u larguar


Banorët e një ishulli në Indonezi janë larguar të tmerruar pas shpërthimit të një shtëllunge masive, ardhur nga vullkani në malin Semeru. Tymi i ardhur nga vullkani aktiv ka mbuluar qiellin, ndërsa në media u publikuan pamje amatore të njerëzve të cilët u përballën me fenomenin shkatërrues.

Deri më tani ende nuk ka të dhëna për jetë të humbura, ndërsa shtëllunga e tymit ka kapur një lartësi prej 15.000 metrash. Mali Semeru mbetet një ndër qindra vullkanot aktivë të Indonezisë. Në median sociale u publikuan këto pamje.

Baby Boo