Familja Aliu deri te bamirësit, kërkon ndihmë për tu siguruar kulm fëmijëve!


Kjo ishte gjendja e familjes Aliu kur emisioni “Edhe Unë Jam Këtu” e vizitoi dy muaj më parë.

“Shtëpia po na rrëzohet, lagështi gjithandej, një shi me ra shtëpinë tonë e merr uji”, u shpreh Menduhije Aliu.

Jetmiri i zoti i shtëpisë, e kishte barrën më të madhe, mundohej të punoj, por edhe kujdesej për gjendjen e palëvizshme të babait të tij.

Pas gjithë atyre vuajtjeve kjo familje po sheh pak diell.

Me parat që janë grumbulluar nga personat human, Jetmiri ka blerë një tokë në fshatin Kondovë, për të ndërtuar një shtëpi.

Ekskavatori kishte ardhur herët në mëngjes për ta pastruar vendin.

Jetmiri erdhi bashkë me familjen për të parë punimet, por mungojnë dy anëtarët e familjes.

Babai i Jetmirit ka ndërruar jetë, ndërsa nëna Menduhije është në gjendje të rendë në spital.

“ Shumë jemi të gëzuar sot, i falënderoj të gjithë që u munduan të na ndihmojnë. Me ndihmën e atyre unë jam tani këtu. Baba ndërroj jetë nuk mundi ta shoh këtë gëzim sot, nuk arriti ta shoh këtë ditë për një kohë të shkurtë”, tha Jetmir Aliu.

Edhe e zonja e shtëpisë nuk ka fjalë të përshkruaj gëzimin që ka, por ka frikë se gëzimi mos ti mbetet në gjysmë.

“ Jemi të gëzuar, gëzim ma të madh deri sot nuk kemi pasur shumë jemi të gëzuar”, u shpreh Zekie Aliu.

Fëmijëve po u pëlqen vendi i ri, por ende nuk janë të sigurt se a do të ndërtojnë shtëpinë. Familja Aliu, me parat që grumbulluan kanë blerë vetëm tokën, por ata apelojnë deri tek personat human që të ndihmojnë me materiale për ndërtimin e shtëpisë, dhe tu siguroj fëmijëve një kulm të sigurt mbi kokë.

Nr familjes ( 071 781 120 )

Baby Boo