Është e rekomandueshme që nxënësit të kalojnë në mësimin online sepse nuk është më plotësisht e vërtetë që të rinjtë e kalojnë lehtësisht virusin Covid-19, tani edhe ata mund të kenë një formë më të rëndë, madje edhe me pasoja fatale, thuhet në një prononcim për “Fokus” të doktor Zllate Mehmedovic nga Qendra Shëndetësore – Shkup.
-Ndoshta mësimdhënia online është stresuese, por deri më tani duhej gjetur një zgjidhje sepse prej dy vitesh jetojmë me virusin. “Duke lejuar studentët të jenë fizikisht të pranishëm, ne lejuam që virusi të ndryshojë dhe të krijojë forma më serioze që sul*mojnë sistemin imunitar”, shtoi ai.
Sipas tij, nëse do të kemi një valë të katërt të zgjeruar apo të pestë të re, varet shumë nga procesi i vaksinimit.
Në vendin tonë ajo përqindje është 37 për qind dhe imuniteti kolektiv arrihet duke aplikuar vaksinën në të gjitha moshat dhe jo ndarjet tek të rriturit apo popullata mbi 60 vjeç, sepse në këtë mënyrë lejohet që virusi të përhapet dhe të mutaojë më shumë, shpjegon ai. .
Sipas Mehmedovit, me valën e re pritet dyfishimi apo trefishimi i numrit, e me këtë edhe shtrimet dhe përgjithësisht nga praktika e deritanishme, vetëm atëherë autoritetet do të mendojnë të vendosin masa më shtrënguese, kur spitalet të mbushen dhe më nuk do të ketë hapësirë as staf mjekësor!