Akrepat “pushtojnë” Egjiptin, pickojnë mbi 450 persona, midis tyre 3 vi*ktima


Akrepat në Egjipt kanë pickuar për vdekje tre persona në qytetin jugor të Aswanit, ndërsa 450 të tjerë janë lënduar. BBC raporton se stuhia me breshër dhe bubullima në zonën pranë lumit Nil, bëri që akrepat të dalin nëpër rrugë. Ndërsa doza e anti-helmit i është shpërndarë qendrave mjekësore në fshatrat pranë maleve dhe shkretëtirave, tha një zyrtar shëndetësor për agjencinë e lajmeve Al-Ahram.

Banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin vendet me shumë pemë. Simptomat që shfaqen nga pickimi i akrepave përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, dridhje të muskujve dhe lëvizje të pazakonta të kokës. Anti-helmi përdoret si masë parandaluese përpara shfaqjes së simptomave, por gjithashtu mund të funksionojë edhe pasi simptomat fillojnë të përkeqësohen.

Baby Boo