RMV, policia ka arr*estuar gjashtë persona pas kontrolleve në disa objekte hotelerike në Tetovë


Në periudhën prej orës 22:50 të datës 10 nëntor, deri në orën 01:00 të datës 11.11.2021, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, Njësia nacionale për luf*timin e kontrabandimit dhe trafikimit me qenie njerëzore dhe Departamentin për kr*im ndërkufitar dhe migrim në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës kanë kryer kontrolle ak*sionare në tre lokale në zonën e Tetovës. Në këtë ak*sion janë arr*estuar gjashtë persona.

“Në orën 00:30 në një objekt hotelerik në fshatin Sedlarcë e Epërme, në rajonin e Tetovës, janë arr*estuar A.K. (34) dhe E.K. (37), të dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak të qëndrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mospasjes së lejes për qëndrim. Ata janë arr*estuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet parashtesë përkatëse” njoftuan nga MPB-ja. Në orën 01:50, nga ana tjetër në një objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, nga liria u privuan katër shtetas të huaj K.I. (29) nga Republika e Bullgarisë. D.K (32) nga Republika e Serbisë, A.H. (24) nga Rusia dhe M.N (26) nga Republike e Serbisë, sepse kanë keqpërdorë qëndrim turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin.

Personat janë arr*estuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

Baby Boo