Zaev: Sinjalet e mirëkuptimit për çështjen e identitetit po vijnë nga Bullgaria


Memorandumi i mbështetjes do të nënshkruhet sot, pra kësti i parë prej 2.6 milion euro i destinuar për Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 15 milion euro si mbështetje buxhetore për arsimin dhe punësimin e të rinjve, informoi kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai përsëriti se vetoja bullgare në negociatat tona me BE-në pati një ndikim negativ në të gjithë rajonin.
“Përparimi ynë drejt BE-së duhet të varet kryesisht nga reformat tona. Sidoqoftë, ne do të intensifikojmë negociatat me Bullgarinë dhe deri tani kemi treguar interes të pamohueshëm për këtë.
Sinjalet e mirëkuptimit mbi çështjet e identitetit po vijnë nga Bullgaria”, tha kryeministri në një fjalim në një konferencë të përbashkët shtypi.

Baby Boo