RENXHERS NË SHKUP ME 1000 FANSA PAS TYRE, “ARINJTË” E “KALLIN” QENDRËN E SHKUPIT


Kështu ishte atmosfera sot në qendrën e Shkupit, pas arritjes së fansave të Gllasgov Renxhers. Me eufori të madhe, me këngë tifozësh dhe shumë pije, të ashtuquajturit “Arinjtë” e paralajmëruan praninë e tyre nesër në arenën kombëtare “Filipi i Dytë”.
Rreth 1000 skocezë nga tribunat do ta mbështesin ekipin e tyre, dhe shpresojnë se me lehtësi do ta eliminojnë Shkupin, pasi që në ndeshjen e parë shënuan fitore me rezultat 2:0.

Mendoj se Renxhersi do të fitojë 1-0 ose 2-0. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për Shkupin. Sa i përket futbollit në Maqedoni, nuk është në ndonjë nivel të lartë, ndoshta do të përmirësohet.

Disa nga fansat për herë të parë vijnë në Maqedoni. Ata thonë se po kënaqen në atmosferën e mirë të krijuar në kryeqytet.

Duke pasur parasysh se Renxhers ka rezultat pozitiv prej 2-0 nga ndeshja e parë, mendoj se nesër ekipi ynë do të ndjehet rehatshëm në teren. Asnjëherë nuk kam qenë në Maqedoni dhe Shkup, dhe me të vërtetë po kënaqem shumë këtu. Në ndeshjen e parë, Shkupi u tregua si ekip i fortë, por nuk e kontrollon mirë topin siç bën Renxhersi.

Disa të tjerë përdorën ironi me Shkupin dhe me lojën e treguar në ndeshjen e parë. Sipas tyre, lojtarët e ekipit nga Çairi janë rrokullisur nëpër terren sikurse ylli brazilian Nejmar.

Në ndeshjen e parë, ekipi i Xherardit ishte shumë nervoz, por besoj se nesër do të jenë më të mirë. Në ndeshjen e parë, lojtarët e Shkupit donin që të sulmojnë dhe të rrokullisen nëpër terren sikurse Nejmar. Kishin një lojtar me numrin 17, ai është lojtar i mirë. Mund të vijë në Renxhers nëse dëshiron.

Mbështetje nga tribunat pret edhe Shkupi. Sipas informatave deri sot në ora 16 janë shitur mbi 4 mijë bileta.

Përgatiti: Jordanço Cvetanovski

Baby Boo