Arta Kabashi së shpejti vjen me projekt të ri muzikor

Nga: Vedat Abdi


Ajo është padyshim një ndër emrat më të komentuar në lajmet rozë, kur bëhet fjalë për portretin e saj të bukur, linjat trupore dhe deritek vokali i saj i veçantë.
Sakaq, këngët e saja mbeten ende hite dhe që ende dëgjohen nga publiku, në ndërkohë kënga më e preferuar sipas rrenditjes së këngëve nga artistja, mbetet projekti “Maje”, që u lansua diku pesë muaj më parë, shkruan Pa Censurë.

Foto: Instagram/artaakabashi

Në ndërkohë siç mëson Pa Censurë, këngëtarja është duke u pregaditur për një projekt tjetër muzikor që pritet të lansohet së shpejti. Këtë e bëri të ditur edhe vetë Arta në fotot e fundit të publikuara në Instagramin e saj ku vëri në fokus projektin e ri por që nuk zbuloi më shumë detaje. Sidoqoftë një projekt shumë i madh vjen nga artistja, dhe kjo mbetet për tu parë më tej./Pa Censurë

Baby Boo