Listës së këshilltarëve të BDI-së në Kërçovë, do t’i prijë Dr. specialist Gazmend Jusufi


Gazmend Jusufi ka lindur më dt. 27.9.1983 në Kërçovë. Arsimin fillor e kreu në shkollën ’’ Rexhë Rushit Zajazi ‘’ në Zajaz, kurse atë të mesëm në gjimnazin e Kërçovës. Në vitin 2002 i vazhdoi studimet në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin Shën “Kirili dhe Metodi” në Shkup, të cilat i mbaroi në vitin 2008.

Pas mbarimit të studimeve, vazhdoi specializimin në drejtimin Ortodonci, të cilin e përfundoi me sukses në vitin 2012 dhe fitoi titullin Specialist i Ortodoncisë. Më pas vazhdoi me studimet e doktoraturës, të cilat i kreu në vitin 2018 dhe fitoi titullin “Doktor i Shkencave të Stomatologjisë”.

Ka qenë pjesëmarrës në konferenca të ndryshme brenda shtetit, si dhe ato ndërkombëtare ku ka prezentuar punime të ndryshme shkencore në sferën e Stomatologjisë dhe Ortodoncisë. Aktualisht është i punësuar në Klinikën Universitare “Shën Pantelejmon” në Shkup, si specialist dhe njëkohësisht ushtron detyrën e Udhëheqësit të Repartit të Ortodoncisë.

Baby Boo