Është lë*nduar një punëtor në “Makstil”, u dërgua në qendrën urgjente


Kompania “Makstil” informoi se, gjatë ndërrimit të tretë të orarit të punës së rregullt në pjesën “Çeliçarnica” ka ndodhur një ak*sident, gjatë të cilit është lë*nduar një punëtor. Siç informojnë nga kompania, të lë*nduarit i është ofruar menjëherë ndihma e parë dhe i njëjti është dërguar në qendrën urgjente të klinikës universitare për trajtim të mëtutjeshëm, si dhe i njëjta është jashtë rre*zikut për jetë.

“Rasti është paraqitur në institucionet kompetente, ekipet e të cilit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. SHA Makstil ka formuar me procedurë të shpejtë komision për hetim të detajuar intern për vërtetimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti dhe lëndimi, si dhe për përgjegjësinë për të njëjtat”, thanë nga Makstil
Nga kompania shtuan se, opinioni do të informohet me kohë me më shumë informata dhe detaje në momentin kur ato të jenë në dispozicion. /Portalb

Baby Boo