Ministri Hoxha hap njësinë rajonale për bujqësi në Haraçinë


Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryetari i degës së Haraçinës të Lëvizjes Besa, Refik Xhemaili ka lajmëruar se me iniciativë të ministrit të bujqësisë, Arjanit Hoxha është hapur njësia rajonale për bujqësi në Haraçinë. Ministri Hoxha dje hapi njësinë rajonale edhe në Zhelinë, ku brenda javëve pritet që të hapet edhe në në Tearcë.

Ja statusi i Xhemailit për hapjen e njësisë rajonla:
“Një lajm i mirë edhe për bujqit e Haraçinës. Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha zyrtarisht ka hapur njësinë rajonale të MBPEU në Haraçinë. Gjithashtu Komuna e Haraçinës ka siguruar hapsirat e nevojshme, mirëpo për shkak të ndalesave ligjore në fushatë zgjedhore, hapja solemne e zyrës do bëhet menjëherë pas zgjedhjeve lokale. E falenderoj shokun tim, ministrin Arjanit Hoxha që së bashku me deputetin Bastri Bajrami dhe kryetaren e komunës Milikije Halimi që do i mundësojnë bujqve të Haraçinës që shërbimet e tyre ti marrin ne kuadër të komunës dhe jo si deri me tani që përgjithçka duhej të drejtohen në Komunën e Gazi Babës”, ka shkruar Xhemaili.

Baby Boo