“Inçizoi fshehurazi të dë*mtuarën”, aktak*uzë ndaj Milaim Zekës


Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka shumë shpejt pritet të dalë para gjykatës për t’u përballur me aku*zat për veprën penale “Fotografimi dhe inçizimet tjera të paautorizuara”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në aktak*uzën e ngritur në mars të këtij viti, e ngarkon Zekën se pa autorizim e ka inçizuar fshehurazi të dë*mtuarën B.D në restorantin “Fshati” në Prishtinë, derisa kjo e fundit kishte kërkuar nga Zeka që mos ta përmend djalin e saj në shkrimet e tij apo kudo qoftë tjetër, e më pas i ak*uzuari atë inçizim ia kishte kaluar personave të tretë.

Aktak*uza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 18 mars 2021.
Sipas aktak*uzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Milaim Zeka po ak*uzohet se më 18 maj 2017, në rrugën “B”, në restorantin “Fshati” në Prishtinë, pa autorizim ka inçizuar tani të dë*mtuarën B.D dhe se këtë inçizim u’a ka shpërndarë personave të tretë.
Sipas kësaj aktak*uze, pasi që Zeka në rrjetin social “Facebook” kishte publikuar një shkrim ku thuhej se V.B “ e mohon djalin e tij të cilin e ka me një zyrtare te Eulex-it” duke aluduar në tani të dë*mtuarën B.D.

Gjithnjë sipas aktak*uzës, e dë*mtuara pasi kishte parë këtë shkrim, ka kontaktuar të aku*zuarin Zeka dhe e kanë lënë të takohen në restorantin “Fshati”, dhe pasi është takuar me të ak*uzuarin ka kërkuar nga ai që të mos i’a përmend djalin e saj në shkrimet e tij apo kudo qoftë tjetër, me ç’rast i aku*zuari Zeka e ka inçizuar fshehurazi ku e dë*mtuara e mll*efosur kishte filluar të thotë fjalë të rënda për njeriun me të cilin edhe ka fëmijë, duke aluduar për V.B.

Sipas aktak*uzës e dë*mtuara B.D citohet të ketë thënë “Mua çka me ka ndalë deri qetash që mos me ja q… nënën o kanë djali, une me këtë forcë që e kam ja kisha q… robt” dhe e njëjta kishte vazhduar me fjalët “ Se si V. ja kishte shpërla trurin, se si V është në gjendje me shkel mbi gjithçka për me ja arrit qëllimet e veta, e cila përsëriste se djali ka qenë arsyeja e cila nuk e ka lejuar me ja q… nënën V”, me këtë i ak*uzuari Zeka ka ce*nuar privatësinë e të dë*mtuarës B.D.

Me këto veprime Prokuroria Themelore në Prishtinë e ak*uzon Milaim Zekën se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe inçizimet tjera te paautorizuara”, nga neni 205 par 2, lidhur me par 1 të KPRK-ës.
Për ngritjen e kësaj aktak*uze Betimi për Drejtësi ka provuar të kontaktojë edhe me të ak*uzuarin Zeka, mirëpo i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

Baby Boo