Shkurte Gashi takohet me Ramush Haradinajn në një dasmë


Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, këtë verë është mjaft e angazhuar me dasma e ahengje të ndryshme.
Nuk janë të pakta rastet kur në evente të tilla familjare, ajo has edhe në personazhe të njohur të cilët ka rastin t’i takojë nga afër.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka kënduar në një dasmë, ku prezent ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, tani deputeti Ramush Haradinaj.
Bashkëshorti i saj, Alberti, ka qenë ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me Shkurten, Haradinajn dhe të zotin e shtëpisë.

Ndërkohë në po të njëjtin organizim, këngëtarja Gashi është takuar edhe me kolegen e saj, Shyhrete Behluli, me të cilën edh ka publikuar një fotografi të përbashkët në InsatStory.
Shkurta përndryshe ka qenë shumë e komentuar javëve të fundit, që kur foli publikisht për herë të parë mbi lidhjen e saj me Albertin dhe arsyen se pse e mbajti për shumë kohë tyë fshehur shtatzëninë.

Baby Boo