Në Istevnik zj*arri do*gji katër shtëpi, banorët flenë nën arrë, pleqtë nuk mbajnë mend zja*rre të tilla


Katër ditë pas zja*rreve, Xvonko po kthehet te shtëpia e tij ku ka jetuar për 58 vjet.
“Për pesë minuta, zjarri nga atje erdhi këtu. Unë kërceva përmes dritares, mezi shpëtova dhe ika. Për 5 minuta. Së pari u do*gj ajo, më pas kjo, e më pas ajo dhe lartë te vila e kushëririt tim.
Nuk kam asgjë, jam vet. Nëna më ka vd*ekur, kam një motër.

Ku është motra?
Në Serbi, Jabuka. Ajo nuk e di, do të vinte po ta dinte”, rrëfen Xvonko.
Në zj*arrin e humbi edhe telefonin celular, ndërsa e mban mend vetëm numrin e telefonit fiks në të cilin u munduam që ta kontaktojmë. Banorët tashmë dy muaj nuk kanë ujë dhe pothuajse një javë janë pa energji elektrike.

“Kjo është një nga katër shtëpitë që u dogjën nga zj*arri që filloi para disa ditëve, ndërsa gjendja ishte alarmante edhe këtu në fshatin Istevnik. Orenditë janë tërësisht jofunksionale, ndërsa banorët ende kanë frikë dhe presin ndihmë nga organet kompetente”, raporton gazetari, Jovica Paunovski.
Rezervuarët përplot me ujë janë gati, banorët nuk mund të flenë qetë për shkak se në vende të caktuara ende del tym.

“A mbani mend diçka të tillë?
Deri më tani jo. Stërgjyshërit kanë përjetuar diçka të tillë, por ajo ka ndodhur para shumë kohe. Para më shumë se 150 vjetëve.
Ju nuk dëshironi të largoheni nga fshati?
Unë këtu jam lindur, këtu kam punuar, jam djersitur, nuk dua të largohem”.
Nuk mbajnë mend zj*arr me përmasa të tilla, ndërsa atë që po përjetojnë sot e krahasojnë me kohën para 100 vjetëve.

“Gjithë shekulli. Jam lindur këtu, jam martuar këtu, këtu jam plakur. 80, 79 vjet kam, nuk mund të them 80. Nuk mbaj mend diçka të tillë. Kishte zj*arre por shuhej për një sekondë. Këtë ose e ka krijuar Zoti ose njeriu. Që një javë nuk kam fjetur. Goja po më ngjitet, nuk mund ta hapë. Kur e paramendoj se si ishte, edhe më keq. Mirë, mund të them se shtëpia ime mbeti, ishte tmerr por shtëpia ime shpëtoi”, tregon kjo banore.

Ndihma është më se e nevojshme, por janë të zhgënjyer nga pushteti.
“Nëse dikush vjen këtu, menjëherë do e kthej prapa, këtë po e them. Jo Kryeministër, drejtor, ministër, kushdo qoftë. Në këtë kohë bashkëkohore tani, edhe më herët ndizej zj*arr, ruheshin delet në fushë, duhanxhinj… edhe atëherë nuk u bë si tani”.

Fshati ka edhe rrugë malore e cila të shpie në zonën e dj*egur. Derisa Xvonko dhe banorët e tjerë të cilëve iu do*gjën shtëpitë të arrijnë të bëjnë kulm mbi kokë, ditët me mbi 42 gradë dhe netët i kalojnë nën këtë dru të arës i cili pothuajse gjendet në mal.

Baby Boo