Pendarovski uron Ilindenin, Ditën e Republikës: T’i lëmë anësh ndasitë e të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit


Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e Ilindenit, Ditës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një video-incizimi dërgoi mesazhe urimi për të gjithë qytetarët.
Në vijim është urimi i plotë i presidentit Pendarovski.

“Më 2 gusht 1903, lu*fta për liri filloi me brezin revolucionar të Ilindenit që në epokën e monarkive shpalli një republikë demokratike, dhe në kohën e nacionalizmave me mendje të ngushta vendosi të ndërtojë bashkëjetesë midis të ndryshmeve. Lu*fta për liri u vazhdua nga brezi i famshëm antifashist që kapërceu pro*pagandën dhe përç*arjet dhe u bashkua rreth idesë së një populli të lirë në shtetin e tij”.

“Liria e fituar, duhet të ruhet përmes punës së përkushtuar të çdo brezi të ri. Këtë vit ne festojmë 30 vjet pavarësi, vite në të cilat patëm ulje – ngritje, tre dekada suksesi, por edhe tundime të shumta të jashtme dhe të brendshme që shkaktuan kr*iza dhe ndarje të thella. Në këto kohë pasigurie për ne, por edhe për të gjithë botën, do të na duhet të kapërcejmë përsëri ndarjet e brendshme dhe të bashkohemi rreth idealeve origjinale të Ilindenit dhe KAÇKM -it.

Të rikthehet besimi i qytetarëve në vend duke forcuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit. T’u mundësojmë të rinjve këtu të ndërtojnë botën e tyre dhe të respektojnë të ndryshmit nga ne, si parakusht për një shoqëri me qytetarë të barabartë”.
“Liria lind si ide, fitohet përmes lu*ftës dhe mbahet përmes përpjekjeve të çdo brezi, të secilit prej nesh”, thotë Pendarovski në urimin e tij.

Baby Boo