‘Ilindeni’, reagimi i presidentit Pendarovski ndaj deklaratës së Mickoskit


Presidenti Stevo Pendarovski në kumtesë të shkruar reagon në deklaratën e Iliderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me rastin e shënimit të Ilindenit në Krushevë. Presidenti Pendarovski, siç citohet në reagimin e Kabinetit presidencial, është përfundimisht i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga kualifikimi i zotëri Mickoskit, sipas të cilit, shënimi i nesërm i festës më të madhe maqedonase – Ilinden, në Krushevë do të jetë “ceremonial cirku.”

“Nuk mbahet mend ndonjëherë se ndonjë politikan i ynë ka shprehur aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj, artistëve dhe krijuesve të popullit dhe qytetarëve maqedonas, me nënvlerësim të përgjithshëm të faktit se delegacioni i Maqedonisë në krye me presidenti Pendarovski do të dorëzojë lule të freskëta në va*rrin e presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, në monumentin e heronjve të Slivës dhe në vetë Meçkin Kamen, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë në nder të heronjve dhe veprës së tyre në kishën “Shën Nikolla”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.

Megjithatë, duke e marrë parasysh faktin se sipas Mickoskit shënimi i Ilindenit në Krushevë më 2 Gusht do të jetë “ceremonial cirku”, shtojnë prej atje, atëherë na befason vendimi i tij festën më të madhe maqedonase ta festojë në Tashmarunishta, në vend se në Krushevë. Me siguri sepse lu*ftërat të cilat janë mbajtur në atë vend janë shumë më të rëndësishme nga lu*ftërat për çlirim të Krushevës me të cilat janë go*ditur themelet e shtetit maqedonas.

Presidenti Pendarovski ndjen keqardhje që përpjekja e tij e sinqertë për tejkalim të dallimeve të thella politike të paktën në Ilinden nuk ishte kuptuar nga një pjesë e liderëve politik për të cilat partia politike ende është para shtetit. Pavarësisht asaj, presidenti do të vazhdojë të punojë në drejtim të njëjtë, gjithmonë duke i marrë parasysh interesat në plan shtetëror dhe kombëtar, qëndron në kumtesën e Kabinetit të presidentit.

Baby Boo