Bekteshi: Kushtet e punës së koncesionerëve janë duke u forcuar, Ligji i ri i ndryshuar për Burimet Minerale siguron cilësi më të mirë të jetës për qytetarët dhe mbrojtjen e mjedisit


Ministria e Ekonomisë në në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe sektorin minerar e ripërpunoi Propozim ligjin për lëndët e para minerale, që paraprakisht ishte në procedurë parlamentare, por ishte tërhequr për ripërpunim nga Ministria e Ekonomisë. Muajve të fundit, janë realizuar disa takime pune me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe atyre që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe me përfaqësues të shoqatës minerare, pas të cilave teksti i ligjit u përmirësua ndjeshëm, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën për media ku prezantoi Propozim Ndryshimet në Ligjin për lëndët e para minerale që u miratuan në seancën e fundit të Qeverisë.

“Pas konsultimeve me të gjitha palët e prekura, janë përpiluar edhe ndryshimet e fundit ligjore, që rezultojnë nga kërkesat e qytetarëve, por që njëherësh, nuk dëmtojnë bashkësinë e biznesit. Synimi kryesor i kësaj Qeverie është të punojë në interes të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve, për të ruajtur mjedisin jetësor dhe për të marrë vendime me të cilat do t’u dilet në ndihmë kërkesave, jo vetëm qytetarëve, por edhe të bashkësisë së biznesit” tha ministri Bekteshi.
Ministri njoftoi se me ndryshimet e fundit ligjore shtohen më shumë arsye për ndërprerjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për eksploatimin e lëndëve të para minerale nga shteti, duke ashpërsuar me këtë rast kushtet e punës së koncesionerëve.

“Gjithashtu, me këtë zgjidhje ligjore forcohen masat për monitorimin e arkëtimit të kompensimit të koncesionit dhe shtohen kushte të qarta dhe precize për dorëzimin e garancisë financiare që do të mbulonte dëmet e shkaktuara, nëse koncesioneri nuk e rikultivon tokën që është degraduar nga eksploatimi. Në ndryshimet dhe plotësimet e Propozim Ligjit për lëndët e para minerale, gjithashtu, janë përfshirë vërejtjet e dhëna nga Enti shtetëror i revizionit nga raporti i publikuar për “Efektivitetin e masave dhe aktiviteteve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale dhe arkëtimin e kompensimeve”, me çka parashihet eleminimi i paqartësive sistematike në pjesën e kontrollit mbi mbledhjen e koncesioneve ” tha Bekteshi
Risitë kryesore në ndryshimet dhe plotësimet e Propozim ligjit për lëndët e para minerale, siç theksoi ministri Bekteshi janë:

-Me Propozim ligjin mundësohet ulje e vlerës së gjobave për subjektet, nëse në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare ato janë të klasifikuar si tregtarë mikro dhe të vegjël, derisa për tregtarët tjerë, të klasifikuar si të mesëm dhe të mëdhenj, propozohet të rritet vlera e gjobës në kundërvajtjet më të mëdha;
-shtohet edhe një arsye për ndërprerjen e kontratës së koncesionit, nëse koncesioneri eksploaton më pak se 20 për qind të sasisë së parashikuar të lëndës së parë minerale në përputhje me projektin kryesor minerar, që do të bëhet i plotfuqishëm nga 1 janari i vitit 2022 për çka koncesionerët do të kenë mundësinë t’i harmonizojnë projektet minerare sipas të cilave punojnë;

– shtohet dispozita sipas të cilës, koncesioni nuk mund t’i jepet personit juridik që ka marrë pjesë në thirrje publike për ndarjen e koncesionit, ndërsa nuk e ka paguar kompensimin e ofruar;
-mundësohet që edhe komunat të parashtrojnë kërkesë për marrjen e koncesionit për eksploatim për nevojat për ndërtimin e rrugës komunale, sipas procedurës së përcaktuar për ndërtimin e rrugëve shtetërore;
-kërkesë për ndarjen e koncesionit për eksploatimin e tokës personale mund të parashtrohet edhe për argjilë, sipas kushteve dhe procedurave të njëjta si edhe për rërë, zhavorr dhe kuarc të mbledhur;
-shtohet edhe detyrimi për njoftim në rast të ndryshimeve në hiset ose aksionet që, individualisht ose të përmbledhura, kanë sjellë deri te ndryshimi i pakos drejtuese të shoqërisë që është pronar shumicë te subjekti që ka koncesion;

-shtohen detyrime me të cilat koncesioni për eksploatim mund të ndërpritet për shkak të shkeljes së rëndësishme të dispozitave të kontratës ose të ligjeve dhe rregulloreve që zbatohen në kontratën, në rast se ushtrim i eksploatimit cenon interesin publik dhe kur koncesioneri ushtron eksploatim jashtë hapësirës në të cilën është ndarë koncesioni me kontratën për koncesion;
-Arsye për ndërprerjen e kontratës për koncesion është edhe nëse koncesioneri eksploaton më pak se 20 për qind të sasisë së planifikuar të lëndëve të para minerale në përputhje me projektin kryesor minerar, gjatë një viti, përveç nëse koncesioneri dorëzon arsyetim për shkaqet e eksploatimit të ulur, e që më pas e shqyrton komisioni i formuar nga ministri;

-rregullohet mënyra e dhënies së provimit për marrjen e licencës për përpilimin e projekteve minerare për eksploatim sipërfaqësor dhe nëntokësor;
-sa i përket arkëtimit të kompensimeve të koncesionit rregullohet dispozita me të cilin 78 për qind e kompensimit të paguar të koncesionit janë të ardhura në buxhetin e komunës, në territorin e së cilës ushtrohet veprimtaria e koncesionit, në kuptimin se mjetet e grumbulluara mbi këtë bazë duhet të jenë të dedikuara për ushtrimin e veprimtarive shoqërore ose komunale në interes të komunës.

-parashikohet emërim i një personi përgjegjës për mbikëqyrjen e instalimit për mbeturina nga lëndët e para minerale;
-saktësohen kushtet për lartësinë dhe afatin e vlefshmërisë së garancisë financiare nga neni 96 i Ligjit dhe parashikohet dispozitë kalimtare me të cilën koncesionerët kanë afat prej dy vitesh për ta dorëzuar, në të kundërtën kontrata e koncesionit do të ndërpritet në mënyrë të njëanshme.

Baby Boo