Shabani: Për herë të parë u rregullua përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në Fondin për Sigurimin e Depozitave


Amir Shabani
Pasi kisha nënshkruar ditë më parë të gjitha aktet e nevojshme, kam urdhëruar edhe paraqitjen e punëtorëve të rinj në Entin për Punësim, me çka pas mbi 20 viteve ekzistencë të Fondit, për herë të parë u rregullua përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në këtë institucion, me kuadro të kualifikuar.

Për fillimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Fond, si dhe për punësimin e shqiptarëve të parë në këtë institucion, e falënderoj zëvendëskryeministrin e parë, z Artan Grubi, i cili më ofroi mbështetjen e duhur për realizimin e këtyre qëllimeve kaq të rëndësishme…!

Baby Boo