40 kg hashash fshehur në shasi, kapet 56-vjeçari shqiptar në Greqi (FOTO)

SONY DSC

Një tjetër rast i trafikut të drogës drejt Greqisë është goditur nga policia helene mëngjesin e sotëm.

Mësohet se në aksin rrugor Janinë-Athinë, në vendin e quajtur Komboti, pranë Artës është ndaluar një 56-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ai udhëtonte, policia ka gjetur të fshehur në pjesën e shasisë dhe kabinës, 36 pako me kanabis që në total peshojnë 40.7 kg.

Policia greke ka arrestuar shqiptarin, që akuzohet për importimin dhe transportimin e një sasie e lëndëve narkotike, me qëllim trafikimin.

SONY DSC
SONY DSC
Baby Boo