Lëvizja Ilirida zgjodhi kryetarin e ri dhe organet e tjera


Kryesia e Lëvizjes Ilirida mbrëmë ka zgjedhur organet e reja si një subjekt politik, që synon regjistrimin e shpejt dhe pjesëmarrjen në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Për kryetar të saj u zgjodh profesor Hajredin Kaza, ndërsa sekretar i përgjithshëm, profesor Nexhat Mustafën. Po ashtu është zgjedhur edhe kryesia e ngushtë ku bëjnë pjesë aktivistë të njohur, por edhe emra që ndërlidhen me Referendumin për Iliridën të vitit 1992.

Lëvizja Iliria synon regjistrimin e saj si parti politike për të marrë pjesë edhe në zgjedhje. Krerët e saj thonë se riafirmojnë dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve që buron nga viti 1992 përmes Referendumit për Autonomi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më tej thuhet se është koha e fundit që të bëhen përpjekje për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në RMV dhe të ketë qeverisje autonome të shqiptarëve. Si theks I vecantë I kësaj Lëvizje do të jetë opsioni i federalizimit, që do shpie drejt përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Referendumi për Iliridën.

Baby Boo