Grubi: Qeveria ndan mbi 4.5 milion denar për Çairin


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se Qeveria ka ndarë 4.941.917,00 denarë për komunën e Çairit.

Sipas Grubit me këto mjete do të financohen projekte për zvogëlimin e dispariteteve mes dhe në kuadër të planeve regjionale dhe për rritjen e konkurrencës regjionale për projektin “Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rr. Resenska 1-2, Komuna e Çairit”.

Baby Boo