Një punëtore e spitalit e bëri “rrush e kumbulla” kartelën e pacientes që vd*iq


Një punëtore e spitalit u dënua me bu*rg dhe u pezullua nga puna për 18 muaj pasi që përdori kartën bankare të një pacienti të vd*ekur nga Covid për të blerë ëmbëlsira dhe pije të gazuara në spital vetëm 17 minuta pasi pacientja 83-vjeçare vd*iq. Ayesha Basharat, 23 vjeçare përdori kartën bankare të gruas për të bërë gjashtë blerje nga 1 funta në një makinë shitëse në Birmingham më 24 janar.

Asistentja e kujdesit shëndetësor më pas bëri një tjetër blerje atë mbrëmje para se të provonte përsëri kur u kthye në punë katër ditë më vonë. Më pas sipas policisë karta ishte anuluar. Policia e West Midlands tha se Basharat u arr*estua gjatë ndërrimit të saj dhe ishte ende në posedim të kartës së vi*ktimës. Basharat fillimisht pretendoi se e gjeti atë në dysheme dhe tha se e kishte ‘ngatërruar’ me kartën e saj kur paguante, ani pse ngjyrat ishin të ndryshme.

Baby Boo