Është arrestuar drejtori i klinikës së Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.
“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit”.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policore, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për ti kryer shërbime mjekësore”.
“Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes”.
Është arrestuar drejtori i kësaj klinike, ka thënë edhe Shpend Fazliu, zëdhënësi për media i QKUK-së.
Ai ka thënë për Klan Kosovës se ndaj Rexhep Kasumaj do të merren masa konform ligjeve në fuqi.