Kapen tonelata hashash të fshehura në jaht, arre*stohen 5 spanjollë dhe 1 shqiptar


Garda Civile e Alicante, Spanjë ka arrestuar gjashtë anëtarët e një organizate kriminale të cilët ishin fshehur në qytete të ndryshme në Alicante dhe Murcia, dhe ka sekuestruar 2.5 tonë hashash në një jaht në Santa Pola.
Policia në njoftimin për shtyp theksoi se falë një analize të vazhdueshme në brigjet detare të provincës Ekipi i Krimit të Organizuar dhe Anti-Drogës (EDOA) i Gardës Civile të Alicante zbuloi muajin e kaluar mars 2021, ekzistencën e një varke që çoi agjentët në dyshime.

Pas disa muajsh hetimesh intensive, dhe përmes analizës së provave që agjentët po merrnin, ishte e mundur të verifikohej ekzistenca e një rrjeti kriminal të vendosur në provincat e Alicante dhe Murcia, kushtuar trafikimit të drogës.
Garda Civile sekuestroi më shumë se 2,400 kilogramë hashash, të fshehur midis 50 shisheve plastike me naftë, me një kapacitet prej 50 litra secila.

Gjashtë të arrestuarit i përkasin moshave 25 dhe 69 vjeç.
Janë pesë spanjollë dhe një shqiptar, të cilët akuzohen për krim kundër shëndetit publik dhe përfshirje në organizatë kriminale .
Disa nga anëtarët e bandës kanë të dhëna të shumta për trafikimin e drogës, dhe madje njëri prej tyre akuzohet për vrasje në vitin 2007, të kryer në Spanjë, thotë Garda Civile.

Baby Boo