A është haram? – Hoxhallarët dalin kundër njëri-tjetrit për Bitcoin


Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja ka dhënë një fetva në lidhje me kriptomonedhat, në veçanti për Bitcoin.Ai ka thënë se nuk ka asnjë argument fetar që e ndalon përdorimin e kriptovalutave, dhe për këtë arsye nuk mund të quhet haram.

“Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore”, u tha në njoftimin e tyre.

Baby Boo