Po mundohej të imitonte një video në TikTok, 13 vjeçarja i vë fl*akën vetes


Një vajzë 13-vjeçare ndodhet në terapi intensive prej dy javësh, me dj*egie të rënda në të gjithë trupin, pasi i vuri fl*akën vetes në përpjekje për të kopjuar një video TikTok-u.
Destini Crane, nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dj*egie të shkallës së tretë në qafë dhe në krahun e djathtë. Adoleshentja po mundohej të vizatonte në pasqyrë një formë me lëndë dj*egëse dhe pastaj t’i vinte fl*akën, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimit.

Nëna e vajzës tregon: “Isha duke folur në telefon, kur dëgjova vajzën që bë*rtiste dhe më thërriste mua. Hapa derën e tualetit dhe pashë vetëm zj*arr. Destini ishte përfshirë nga fl*akët, i gjithë tualeti ishte përfshirë nga fl*akët. E nxora jashtë, i hoqa bluzën që po di*gjej dhe thërrita ambulancën”.
13-vjeçarja nuk ka folur ende që nga momenti kur është shtruar në spital, në 13 maj, por një shishe alko*oli që u gjet në tualet mendohet se ka qenë shkaku i in*cidentit të tm*errshëm.

“Dua ta sjell në vëmendje këtë që i ndodhi vajzës sime për të rritur sensibilizimin te njerëzit, të cilët duhet të kuptojnë se këto video janë të rre*zikshmë për fëmijët, që duan t’i imitojnë”, tha nëna.
Edhe në vendin tonë, në fillim të këtij muaji, një 10-vjeçar nga Shkodra humbi jetën në përpjekje për të imituar një skenë vetëvr*asjeje, që më pas do ta hidhte në TikTok.

Baby Boo