Pendarovski: Portugalia pret që deri më 22 qershor Bullgaria të lejojë negociatat për Maqedoninë


Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në Alsat, deklaroi se kryesimi portugez pret që deri më 22 qershor, kur duhet të mbahet konferenca ndërqeveritare e BE-së, Bullgaria të miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Në takimin e tij me shefin e diplomacisë së Portugalisë, Augusto Santosh Silva, Pendarovski tha se presidenca portugeze ka ofruar një pako inicuese me ide të cilat prekin disa çështje nga pikat kontestuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Askush nuk pret që do të zgjidhen çështjet kontestuese për një javë ose dy, madje as kryesimi portugez e cila afrohet drejt fundit të kryesimit të tyre. Ministri Silva sot tha se në Sofje i kanë dëgjuar brengat e tyre dhe vjen në Shkup që të dëgjojë dhe mendimet tona për disa pika kritike. Përshkak se si bullgarët ashtu edhe ne thamë se për disa pika nuk mund të bisedojmë, për disa do të bisedojmë. Për atë që nuk bisedojmë tanimë dihet, ajo është kompleksi i ashtuquajtur identitar”, deklaroi Pendarovski.

Sipas shefit të shtetit, Silva ka kërkuar nga udhëheqësia e Maqedonisë të thuhet formulat e sakta për pikat kritike, gjegjësisht të formulohen interesat nacionale.
“Silva tha se deri më 22 qershor duhet të mbahet këshilli evropian, deri në atë moment, do të presin nga pala bullgare ët thonë “po” për kornizën negociuese. Në këtë këshill marin pjesë vetëm vendet anëtare të BE-së, për këtë, kryesimi portugez pret deri atëherë të thotë “po” për kornizën negociuese, por edhe të jep mendim për pakon inicuese të ideve. Nëse, Bullgaria ka diçka të thotë apo kanë kërkesë për ndonjë modifikim të kësaj pakoje, do të na informojnë dhe kjo është e pranueshme edhe për anën tonë”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Baby Boo