Haradinaj pyet Albin Kurtin: A je i rekrutuar nga shërbimet serbe?


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e thirrur për Interpelancën në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”, e nisi me dy pyetje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Kryeministër a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në bu*rg, a mban diçka Serbia mbi ty me të cilën të mban peng sot e kësaj dite apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pu*shkën në dorë për lirimin e vendit. Duhet të deklarohesh një herë se qarkullojnë gjatë këto. Kur shkon në Bruksel, tregona çka po i sjell Kosovës nga shkuarjet atje”, tha Haradinaj ndërsa gjatë fjalimit të tij ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i tha: “Kujdes me fjalorin parlamentar”.

Baby Boo