Zaev: Filipçe dhe Bytyqi do të jenë nënkryetarët e ri të LSDM-së


Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës së sotme ka njoftuar për emrat e nënkryetarëve të ri të LSDM-së dhe organet tjera partiake.
Ai tha se për nënkryetar të partisë janë zgjedhur Fatmir Bytyqi, Venko Filipçe, Oliver Spasovski dhe Milla Carvoska.

Sanja Llukarevska është emëruar zëvendës-kryetare e LSDM-së në vend të Radmilla Shekerinskës.
Lupço Nikollovski mbetet sekretar i përgjithshëm i partisë, ndërsa në vend të Dushko Veskovskit si sekretar organizativ vjen Martin Popov.

Baby Boo