Policia e Tetovës : Do të intensifikohen edhe kontrollet ndaj motoçiklistëve, të cilët apelohen të regjistrojnë motorët me kohë


Zëdhënësi i policisë së Tetovës Fatmir Rexhepi bëri të ditur se Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, në katër muajt e kaluar të këtij viti ka sanksionuar dhe në koordinim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës ka ngritur gjithsej 570 automjete të parkuara gabimisht.

Bëhet fjalë për vetura të cilat në masë të madhe kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, të njëjtat zakonisht kanë qenë të parkuara në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishtë”, në zona të kryqëzimeve, vendkalimeve oër këmbësorë, trotuare dhe vendeve të tjera të palejuara.
Vetëm gjatë ditës së djeshme (10-maj) 22 automjete janë marrë nga “shërbimi komunal i merimangës”, të cilat kanë qenë parkuara gabimisht në zonën qendrore të Tetovës.

Aktivitetet e kontrollit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, veçanërisht pasi që këto ditë është shtuar frekuentimi në trafik, që shpesh rezulton me shkelje të shumta të trafikut.
Për më tepër, do të intensifikohen edhe kontrollet ndaj motoçiklistëve, të cilët apelohen të regjistrojnë motorët me kohë dhe të përdorin pajisje mbrojtëse, e sidomos të mos ulen pas timonit pa patentë shofer.

Baby Boo