Në Indi janë publikuar pamje të frikshme të pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët, sipas familjeve të tyre, u lanë nga mjekët të të vdesin pa oksigjen.
Skena tragjike ndodhi në Spitalin e Kretës, një klinikë private pranë New Delhit javën e kaluar pasi familjeve të pacientëve iu tha se spitalit po i mbaronte oksigjeni.
Të afërmit, të cilët paguanin më shumë se një mijë dollarë në ditë për një shtrat, thanë se erdhën në spital, por gjetën pacientët të braktisur dhe njësinë e kujdesit intensiv të mbyllur. Kur dera u hap më në fund, pacientët u zbuluan se kishin vdekur.
Policia u desh të reagonte kur familjarët e viktimave gjetën personelin mjekësor të fshehur në mensë duke i kërcënuar t’i sulmonin ata.
Ndërsa videoja e tragjedisë u bë virale këtë javë, policia tha se struktura nuk ishte e autorizuar për të trajtuar pacientët me covid, por aktualisht po zhvillohet një hetim për këtë.
Spitali i Kretës ka 50 shtretër për pacientët me covid, dhe sipas mjekëve, ata që vdiqën ishin midis 40 dhe 80 vjeç.
Menaxhmenti i spitalit konfirmoi se mjekët dhe personeli përkohësisht “fshiheshin”.
“Nga frika e humbjes së jetës së tyre, ata u fshehën në mensë në mënyrë që familjarët e tyre të mos i sulmonin. Sidoqoftë, mjekët dhe stafi u kthyen në punë shpejt pas mbërritjes së policisë”, tha një zëdhënës i spitalit.
Drejtori i spitalit Swati Ratore tha se familjarët e viktimave ishin paralajmëruar të “transferonin pacientët e tyre” për shkak të krizës së oksigjenit.
“Përkundër kërkesave të shumta, askush nuk erdhi para se pacientët të vdisnin,” tha ai.
Kjo është vetëm skena e fundit tronditëse që vjen nga India, e cila po kalon nëpër një gjendje të trmerrshme. Numër rekord i vdekjeve u regjistrua në Indi të shtunën, dhe për të tretën ditë me radhë, numri i të sapo infektuarve është më i lartë se 400,000. Ekspertët mjekësorë thonë se të dhënat aktuale mund të jenë pesë deri në dhjetë herë më të larta se ato zyrtare.
6 patients died in Kriti Hospital Gurgaon due to lack of oxygen on April 30, Director of the hospital says he spoke to every Govt official about oxygen shortage but no one responded.
Who is to be held responsible for the deaths India is seeing daily due to lack of Oxygen? pic.twitter.com/AxjItvLbwu
— Waris Pathan (@warispathan) May 5, 2021