Deri dje janë vaksinuar 107.978 qytetarë, për vaksinim janë paraqitur afërsisht 280 mijë persona


Vaksinimi anti-Covid-19 vazhdon pa ndërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit. Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar rritet çdo ditë e më tepër. Deri më tani 279.909 qytetarë janë paraqitur për të marrë vaksinën kundër virusit korona.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, deri dje në të gjithë territorin e vendit tonë janë vaksinuar 107.978 qytetarë. Ditën e djeshme dozën e parë e kanë marrë 10.845 ndërsa gjithsej u vaksinuan 11.857. Që nga fillimi i imunizimit të popullsisë, 130.878 mijë doza u aplikuan në vend, ndërsa 22.900 qytetarë janë rivaksinuar.

Baby Boo