Prokuroria ba*stis kompaninë “Invoka Group”


Prokuroria e Kr8imit të Organizuar dhe Kor*rupsionit ka kryer bas*tisje në kompaninë “Invoka”, përmes të cilës Dragi Rashkovski, si ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kishte marrë softuer për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve”. He*tuesit e Prokurorisë sot pasdite u larguan me dy thasë dokumente.

Nga Prokuroria e kryesuar nga Vilma Ruskovska thonë se po veprojnë sipas një informacioni të pranuar. Rasti ka qenë në para he*tim, dhe për këtë arsye ata nuk mund të ndanin më shumë informacion, përveç se janë kon*fiskuar dokumente nga kompania “Inovka”. Përveç “Inovka”, janë kon*fiskuar dokumente edhe nga shtëpia e pronarit të kompanisë, që ndodhet afër Bankës Popullore, ose Maxhir Mahallës.

Softverin kompjuterik prej 81 mijë eurosh, Rashkovski e bleu nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm vitin e kaluar, kur vendi drejtohej nga një qeveri teknike, që u formua për të realizuar zgjedhjet parlamentare. Sipas Ministrisë së Brendshme, Rashkovski e bleu softuerin pa u koordinuar me policinë, ndërsa Ministria e Brendshme as që kishte ndërmend ta përdorte atë.

Dragi Rashkovski theksoi se softueri që ai e ka paguar me para publike ka qenë i zbatueshëm për të gjitha kamerat e policisë në të gjithë qytetin. Për më tepër, sipas informacioneve të arritshme publike, Rashkovski para tre viteve ka patentuar shpikjen “Sistem dhe pajisje për kontrollimin e shpejtësisë së automjeteve në trafik, përcaktimin e shpejtësisë mesatare dhe shqiptimin e gjobave”.

Portali “360 Gradë”, i cili njoftoi se Rashkovski e ka blerë softuerin, zbuloi gjithashtu se kompania “Inovka Group” është formuar në qershor të vitit 2017 ose disa javë pasi LSDM mori pushtetin nga VMRO – DPMNE. Për më tepër, “360 Gradë” zbuloi se “Invoka” fitoi tre tenderë shtetërorë – të gjithë nga Sekretariati i Përgjithshëm përderisa Rashkovski ishte në krye. Rasti me prokurimin e softuerit po he*tohet edhe nga Komisioni Antiko*rrupsion.

Baby Boo