Një rast i rëndë në lagjen Gazi Babë. Hoxha Elvis Naçi apelon që të ndihmoni


Elvis Naçi:

Nje rast urgjent ne Shkup, Zoti do na ndihmoje deri sa ndihmojme njerezit me halle dhe probleme!

Agim Terzia është gjysëm i verbër, jeton në lagjen GaziBabë të Shkupit. Agimi para disa muajsh është lëshuar nga spitali ku ka qenë I shtrirë gjashtë vite të plota. Kujdeset për tri motrat e tij, dy prej tyre tërësisht të verbuara, njëra e paralizuar. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme. Babai u vdiq nga një sulm në vendin e punës dhe i la të gjithë të vegjël, pas një kohe të shkurtër ju vdiq edhe nëna dhe këta fëmijë mbetën pa asnjë mbështetje dhe kujdes. Njëra nga motrat lindi e verbër, motra tjetër e humbi shikimin pas disa viteve, edhe Agimi bashkë me motrën e tretë e kanë të dëmtuar shikimin dhe vetëm me 20% të shikimit jetojnë. Ata janë të gjithë të sëmurë, njëra prej motrave është e paralizuar. Katër anëtarët e kësaj familje janë të paaftë për t’u kujdesur për vete. Agimi herë pas here del nga shtëpija për t’iu siguruar ushqim motrave të tij, të cilat janë të mbyllura mes katër muresh dhe dergjen në shtrat. Ata gjithë jetën e tyre e kanë kaluar të izoluara. Sikur të mos u mjaftonin sëmundjet tjera, motrat e Agimit nga papastërtia u është dëmtuar edhe lëkura. Kjo familje ka nevojë urgjente për mjekim, ushqim, shtëpi të re dhe një kujdestarë që do kujdeset për t’i përmbushur nevojat e anëtarëve të saj. Fatkeqësia e tyre nuk mbaron me kaq, ata jetojnë në mes të baltës, mykut dhe erës së keqe dhe nuk posedojnë as dokumente identifikimi për t’i shtruar në spital. Në pamundësi për t’i kryer punët e dokumentacionit, ata janë të detyruar të jetojnë jashtë sistemit shtetërorë dhe nuk marrin as ndihmë sociale nga shteti.
Të dhënat e kontribimit:
PayPal: [email protected]
Gofundme:https://www.gofundme.com/atvkht-fondacioni-firdeus
Të dhënat e llogarisë bankare:
Fondacioni Firdeus
Banka Credins
Iban EURO: AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
SWIFT Code: CDISALTR
Adresa Qëndore: Rruga Pasho Vasa, Tiranë, Albania.

Baby Boo