Maradona kurorëzon “Fenomenin”: Pa dëmtimet, më i miri në historinë e futbollit


I ftuari i nderi në programin “De la Mano del Diez”, ku drejtues është Diego Armando Maradona, braziliani Ronaldo ka marrë komplemente pa fund nga ish-ylli argjentinas.

“Pibe de Oro” ka folur me “Fenomenin” për ecurinë e Brazilit në Botëror dhe se çfarë parashikohet të bëjë skuadra favorite për të fituar kompeticionin.

“E kam parë mirë Brazilin dhe mund të them se në dy ndeshjet e para ishte shumë nervoz. Janë disa djem të rinj, që luajnë për herë të parë në një Botëror dhe kjo gjë u vu re”, – tha Ronaldo.

Më tej kanë ardhur edhe elozhet e Maradonës për ish-lojtarin e Interit dhe Milanit: “Pa dëmtimet që ka pasur, do të ishte pa dyshim më i mirë në histori”, – ka theksuar argjentinasi. / Vipsport.al

Baby Boo