Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 999 raste të reja pozitive në Covid-19, nga 3.627 testimet e realizuara.
Në po të njëjtën periudhë, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 543 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 24 pacientë.

24 vi*ktima nga Covid-19, më së shumti në Prilep
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 571.068 testime, prej të cilëve 113.929 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19.
Betejën me virusin e kanë humbur 3.364 pacientë, ndërkaq janë shëruar 98.676 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 11.889.

Baby Boo