Bytyqi: 60% e të punësuarve në kabinet i kam femra


Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi duke uruar 8 Marsin, ka bërë të ditur se 60% e kabinetit të tij janë femra.
“60% e të punësuarve në kabinetin tim janë femra, 4 prej 6 këshilltarëve të mi janë femra. Por, nuk ka rëndësi sa janë, por dhe ku janë!Të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Majat e njëjta të jenë të kapshme për të gjithë”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Ka treguar, gjithashtu se në takimin e tij me femrat ka diskutuar edhe për rastin “Dhoma publik” dhe atë se çfarë mbështetje u duhet në raste të këtilla.

Baby Boo