Von Cramon: BE-ja t`i japë fund regjimit të vizave për Kosovën


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar festën e Pavarësisë së Kosovës dhe se kanë mbetur shumë hapa për të bërë. Von Cramon në rrjetin social Twitter ka shkruar se pa një marrëveshje përfundimtare me Serbinë nuk ka perspektivë për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Kosovë urime ditën e pavarësisë. Ju keni bërë shumë hapa në rrugën e gjatë por ajo që keni akoma për të bërë nuk është e lehtë. Por vendi juaj është plot potencial. Paqëndrueshmëria shpesh duket si rregull dhe jo përjashtim, por për shoqërinë do të jetë më i rëndësishëm polarizimi dhe më shumë bashkimi”.

“Kosova dëshiron të shkojë para në rrugën e saj evropiane dhe ka shumë punë për të bërë. Brenda saj, ju duhet ta luftoni korrupsionin dhe ta ndihmoni ekonominë, por dialogu me Beogradin është diçka që nuk mund ta neglizhoni. Pa një marrëveshje me Serbinë, nuk ka perspektivë për integrimin në BE”. Von Cramon ka theksuar se BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

“BE-ja gjithashtu duhet të bëjë punën e saj, t’i japë fund regjimit të vizave për Kosovën, por askush nuk duhet të presë që ka një të ardhme më të mirë përpara pa punë, angazhim dhe madje pa kompromise. Tani ka mundësi të reja t’i përdorni ato!”, ka shkruar Von Cramon.

Baby Boo