Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet ndaj të akuzuarve të “27 prillit”


Gjykata e Apelit e Shkupit, pas një seance të mbajtur publike, miratoi vendim me të cilin e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë në lidhje me fajësinë për veprën penale të kryer dhe pjesërisht i mbështeti ankesat e të pandehurve për çështjen “27 prillit”.

“Gjykata e Apelit e Shkupit, pas një seance të mbajtur publike, miratoi aktgjykimin me të cilin pjesërisht i mbështeti ankesat e të pandehurve Mitko Çavkov, Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Goran Gjosevski – Levi, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angjelovsi, Igor Jug, Vlatko Trajkovski, Vilijam Mihajlovski, Nikola Mitrevski – Kolo dhe Aleksandar Vasilevski Ninxha të shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale,

“Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” sipas nenit 313 të Kodit Penal dhe të pandehurit, Oliver Radulov për veprën penale, “Rrezikim terrorist të rendin kushtetues dhe sigurisë” nga Neni 313 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal, në mënyrë që vendimi i shkallës së parë në lidhje me fajësinë për veprën penale të kryer, konfimrohet”, qëndron në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Lidhur me sanksionin e shqiptuar penal, Apeli e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në atë mënyrë që i pandehuri Mitko Çavkov dënohet me 16 vjet burg, i pandehuri Vlatko Trajkovski dhe Nikola Mitrevski – Kolo dënohen me nga 14 vjet burg, i pandehurit Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Goran Gjosevski – Levi, Munir Pepiq, Jane Çento dhe Vilijam Mihajlovski dënohen me nga 13 vjet burg, të pandehurit Oliver Popovski, Mladen Dodevski, Goranpe Anxhelovski dhe Igor Jug dënohen me burg me nga 11 vjet burg, i pandehuri Oliver Radulov dënohet me nëntë vjet burg, i pandehuri Aleksandar Vasilevski Nixha dënohet me shtatë vjet burg dhe i pandehuri Abdulfeta Alimi dënohet me gjashtë vjet burg.

“Vendimi i shkallës së parë në pjesën ku është i liruar nga akuza i akuzuarin Igor Durlovski për veprën penale “Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” nga neni 313 i Kodit Penal nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, konfirmohet”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit. Vendimi i marrë në këtë mënyrë do të publikohet i plotë në ueb faqen e Gjykatës së Apelit Shkup brenda afatit të përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykatat.

Baby Boo