Rriten sulmet fizike ndaj shoferëve të autobusëve


Në periudhën janar – mars, nëpër autobusët e NTQ – Shkup kanë ndodhur 37 incidente, që nënkupton ulje të numrit të incidenteve për 30% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njofton KOHA.

Këtë vit për tre muaj janë sulmuar fizikisht shtatë shoferë, kurse vitin e kaluar për tre muaj vetëm 4 shoferë. Derisa sulmet janë rritur, në krahasim prej vitit të kaluar janë ulur kërcënimet. Këtë vit ka pasur katër kërcënime, ndërsa vjet ishin dhjetë. Këtë periudhë kanë ndodhur shtatë rrahje, ndërsa janë dëmtuar 15 autobusë.

Në tre muajt e parë me autobusët e qytetit kanë udhëtuar 11 milion udhëtarë.  të njëjtën periudhë vitin e kaluar kanë udhëtuar 11.7 milion udhëtarë. Kështu qëndron në Raportin e punës së NTQ për periudhën janar, shkurt dhe mars 2018.

Në periudhën janar- mars, autobusët e NTQ-së kanë marrë pjesë në 54 aksidente. Në krahasim me vitin e kaluar ne tre muajt e parë numri i fatkeqësive është ulur për 36.5%. Në to sipas NTQ janë lënduar 14 persona.

Në tre muajt e parë të vitit vijues kontrollorët e NTQ kanë realizuar 43.412 kontrollime, ose afërsisht janë realizuar 482 kontrollime në ditë, dhe janë marrë 1.116 kartela elektronike.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në NTQ është 1.305,q ë nënkupton 83 të punësuar më pak, ose 6% më pak në krahasim me vitin e kaluar. Në këtë periudhë për shkaqe të ndryshme vendin e punës e kanë lëshuar 43 persona, 14 nga të cilët janë pensionuar ndërsa nuk ka pasur punësime të rreja. Paga mesatare është 25.000 denarë. KOHA.MK

Baby Boo