Tearcë: Rreziqe nga shtylla elektrike dhe erozioni i tokës (VIDEO)


Banorët e Tearcës, pas reshjeve të fundit, kanë ngritur shqetësime për shkak të erozionit të tokës dhe një shtylle elektrike të ëdëmtuar nga përmbytjet që mund të rerzikojë jetën e qytetarëve. Thonë se kanë alarmuar institucionet përkatëse, por deri më tani nuk kanë një përgjigje konkrete.
Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në rajonin e Komunës së Tearcës në Qershorin e vitit të kaluar lanë shumë pasoja nëpër vendbanime të kësaj komune. Disa dëme janë sanuar, kurse për ato më të theksuara nevojitet edhe ndërhyrja e institucioneve kompetente.

Pamjet janë nga një lagje e fshatit Tearcë. Ujërat e lumit kanë shkaktuar erozionin e tokës kurse dita – ditës rrezikohet rruga kryesore e kësaj lagjeje.
Sikur kjo të mos mjaftonte, banorët e kësaj lagjeje, një kohë të gjatë rrezikohen edhe nga shtylla e tensionit të lartë që mezi mbahet në këmbë. Qytetarët janë të shqetësuar tejmase.

SABIT HALIMI – BANOR I TEARCËS
“Është një rrezik I madh për njerëzit. Ndërmarrjet EVN-ja, ELEM-i, apo cila është kompetente, shihet qartë se rreziku potencial për jetë njerëzish, për sigurinë e njerëzve. Kjo rrugë është shumë frekuentuese dhe unë me këtë moshë që e kam nuk mund ta kuptoj se si një sipërmarrje si EVN-ja mos t`i kushtojë kujdes një rreziku që është shumë eklatant e karakteristik”
Reshjet e fundit kanë ngritur alarmin tek këta banorë se mund t`u ndodh e njëta gjë sikurse qershorin e vitit të kaluar. Një shqetësim tjetër është edhe shtylla.

Baby Boo